Biblioteka, duke qenë në vetvete një koleksion librash, periodikësh, mikrofilmash, baza të dhënash apo mediash të ndryshme, përbën një institucion të rëndësishëm kulturor në shërbim të shoqërisë dhe një nga pjesët më vitale të sistemit botëror të komunikimit dhe edukimit.
Bibliotekat janë institucione kulturore dhe informuese, që realizojnë hyrje të lirë në informacion në cilëndo formë që ai të jetë depozituar. Ato grumbullojnë, ruajnë, përpunojnë dhe vënë në dispozicion të përdoruesve koleksionet e veta që përmbajnë informacion në shërbim të formimit të tyre.
Lexo te plotePolitika e ministrisë ka konsistuar në paraqitjen e kulturës sonë, nëpërmjet gjuhës dhe artit të shkruar, si një ndër tiparet themelore dhe gjithnjë e më shumë gjeneruese të imazhit të një Shqipërie evropiane, të një jete që krijon vlera estetike, sa kombëtare aq edhe universale. Qytetërimi evropian, brenda të cilit shqiptarët duan ta ndiejnë veten të çliruar nga çdo kompleks, është tërësia e qytetërimeve të popujve me identitet.
Lexo te plote
ZSHDA-ja ka si objekt të veprimtarisë mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të autorëve dhe të të drejtave të tjera, të lidhura me të, nga subjektet, persona fizikë/juridikë, privatë a publikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike, shkencore.
Lexo me shume
Biblioteka Kombëtare është institucioni bibliotekar kryesor i vendit dhe njëherësh qendër studimore shkencore. E themeluar që në 10 dhjetor 1920 dhe e përuruar më 1922, ajo është biblioteka kryesore e vendit tonë.
Lexo me shume www.bksh.al
Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, si “shenjë” e pakontestueshme e identitetit historik të veprimtarisë botuese për më shumë se 50 vjet, është padyshim botuesja, enti botues që mban në biografinë e vet botime të shkrimtarëve të letërsisë së vjetër, Buzuku, Bogdani, Budi...
Lexo me shume