
Është prezantuar sot krijimi i Databazës për të gjitha Sipërmarrjet Turistike në Shqipëri. Studimi i parë i këtij lloji në vendin tonë është realizuar nga Zyra e Shërbimit Turistik (ZTSH) në bashkëpunim me Universiteti Europian për Turizmin (EUFT).
Studimi është pjesë e projektit evropian IPA Adriatica “TUR GRATE 2” për turizmin e qëndrueshëm, i cili përfshin disa vende të rajonit dhe financohet nga Bashkimi Europian.
Në prezantimin e tij ishin të pranishëm; Zëvendësministrja e Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Znj. Suzana Turku, Drejtori i Përgjithshëm i ZSHT, z. Benard Terkuçi, Rektori i Universitetit Europian për Turizmin, prof. dr. Salvatore Messina, si dhe përfaqësues të bashkive të vendeve të rajonit që janë pjesë e projektit TUR GRATE. 2, Bashkia e Latianos, Nardos dhe Mesagne në Itali.
Zëvendësministrja e Turizmit, Suzana Turku vlerësoi rëndësinë e projektit. Në fjalën e saj, Znj. Turku u shpreh se projekti tregon pikat e forta dhe të dobëta të turizmit shqiptar dhe shtron nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes gjithë faktorëve. “Dëshiroj të përshëndes këtë projekt për frymën e bashkëpunimit që ai ofron, për iniciativën për të gjetur të përbashkëtat e vendeve tona në turizëm, kulturë, trashëgimi, për të identifikuar pikat e forta, por edhe dobësitë e gjithësecilit, për t’i analizuar ato, për të gërshetuar traditat e njëri-tjetrit, për t’i promovuar ato, por mbi të gjitha, dua të përshëndes këtë bashkëpunim për synimin që ka për të lënë gjurmët e tij jo vetëm në letër, por edhe në investime”, tha ajo.
Znj. Turku vlerësoi si të një rëndësie të veçantë dhe frymën e bashkëpunimit rajonal në fushën e turizmit, por dhe të dhënat reale që jep për sektorin privat. “Duke e konsideruar projektin TUR GRATE 2 si një tregues të rëndësishëm të krijimit të Databazës së Sipërmarrjeve Turistike në Shqipëri, si një tregues të krijimit dhe menaxhimit të sistemit të përbashkët të sektorit publik-privat, por edhe si një tregues të bashkëpunimit ndër-rajonal në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, dëshiroj të theksoj se bashkëpunimi me sektorin privat, është çëlësi për të arritur suksesin e kërkuar”, u shpreh Znj. Turku.
Ndërsa Rektori i Universitetit Europian për Turizmin, prof. dr. Salvatore Messina bëri para të pranishmëve prezantimin e studimit dhe të gjithë të dhënave që janë mbledhur gjatë punës kërkimore në gjithë vendin.
Në studimin për databazën e turizmit shqiptar u analizuan 303 ndërrmarrje turistike. Zhvillimi i tij u bë në periudhën e pikut të sezonit turistik, 15 korrik deri më 15 shtator, kohë kur dhe kapacitetet janë në funksion të plotë në gjithë vendin. Analiza e tyre u mbi bazën e 7 kategorive, sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të ndërrmarrjeve dhe aktiviteve turistike:
1.Struktura pritëse (hotele, shtëpi me qera, etj.”
2.Restorante
3.Agjenci udhëtimi
4. Transporti dhe mjetet me qera
5. Guida turistike
6. Informacion turistik
7. Shoqatat turistike
Pjesë e projektit TUR GRATE.2 është dhe bërja e një analize mbi kërkesat e turistëve në Shqipëri.
Prof. Messina u shpreh se në strukturat pritëse, sektori më i zhvilluar është ai i hoteleve. “Nga të dhënat tona rezulton se 96.4 % e aftësive pritëse për turistët në vend janë hotele dhe 1.65 % janë dhoma dhe ambiente me qera. Pjesa tjetër e akomodimit përfshin, hostele, shtëpi fundjave etj”, u shpreh Messina. Në bazë të klasifikimit për hapesirat që ofrojnë hotelet, Prof. Messina u shpreh se; “46 % e dhomave të hoteleve në vend ofrojë hapsira prej 14 metrash. Ndërsa 36 & % e hoteleve nuk kanë të gjitha hapsirat e nevojshme, sipas standardeve kombëtare, për sektorin sanitar. Ndërkohë që vetëm 63% e hoteleve që janë pejsë e studimit kanë në shërbimin e tyre dhe restorantin.
Prof. Messina u shpreh se në bazë të studimit kulifikii i stafave për hotelet në vend është i ulët. “Në bazë të të dhënave, numri i punonjësve në një hotel që merren me pritjen e kilentëve është 2. Ndërsa numri i punonjësve që jaën të kulifikuar, në bazë të shkollave që kanë kryer për turizmin, është shumë i ultët”, tha Z. Messina. Një tjetër problem i nxjerr nga studimi është pronësia dhe administrimi i hoteleve dhe ndërrmrrjeve të tjera turistike. “Nuk ka një ndarje të qartë mes specialistëve dhe pronarëve të sipërmarrjes. Të jesh pronar nuk do të thotë se mund të bësh çdo gjë. 55 % e hoteleve dretjohen dhe menaxhohen nga vet pronarët, duke mos pasur burime njerëzore të specializuara. Edhe në disa rastet kur në studim ka pasur administrator dhe menaxher ka rezultuar që ai ishte një i afërm i pronarit. Këto gjëra ndikojnë në shërbim, sepse një pronar nuk mund të jetë një menaxher, sportelist, apo guxhinier i mirë, vetëm sepse ka shëtitur në botë dhe ka bërë pushime”, tha Z. Messina.
Një tjetër fakt i rëndsishëm që ndikon në turizimin në vend është dhe përqëndrimi i tij vetëm në një sezon, atë të verës. Z. Messina u shpreh se; “duhet të merren masa dhe të hartohen projekte, që truistët të mos vijnë vetëm në gusht, por edhe gjatë gjithë vitit. 56.1 % e turistëve vijnë vetëm në muajin gusht. Ndërsa pjesa tjetër nga maji deri në shtator. Duhet që aktivitet e institcioneve dhe bashkisë të mos bëhen në këtë periudhë, pasi në këtë kohë i kemi turistët, por të shtrihen përgjatë muajve të tjerë të vitit”, deklaroi, Z. Messina.
Në analizën e pyetësorit të bërë tek turistë, studimi vëren se Shqipëria ka potenciale të mëdha, si pasuri natyrore, objekte kulturore dhe antike, ushqimi dhe mikëpritja, por mungesa e infrastrukturës cilësohet si një prej problemeve kryesore. Në 863 turistë të pyetur 57 % e vizitonin Shqipërinë për herë të parë dhe mbi 60 % vlerësonin si cilësi kryesore mikpritjen.
Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Sherbimit Turistik), z. Benard Terkuçi, në fjalën e tij vlerësoi rëndësinë e studimit, duke e cilësuar atë si një bazë orgjinale të dhënash për turizmin shqiptar. Ai u shpreh se studimi evdidenton dhe problemet ku institucionet shtetërore, pushteti vendor dhe sektori privat duhet të fokusohen në të ardhmen.