Komisioni Kundër Dhunës në Sport
Veprimtarinë kundër dhunës e drejton Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport, një strukturë me karakter këshillimor pranë Ministrit të Turizmit,Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Përbërja e funksionimi i këtij Komisioni dhe mënyra e shpërblimit të anëtarëve të tij përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport i rekomandon Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve marrjen e masave të parashikuara kundër personave, që përdorin ose nxisin përdorimin e dhunës.
Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport dhe të gjitha organizatat sportive, në veprimtarinë kundër dhunës në Shqipëri, respektojnë dispozitat e Konventës Europiane Kundër Dhunës në Sport, ku ka aderuar Republika e Shqipërisë.