Veprimtarinë kundër dopingut në Republikën e Shqipërisë e drejton Komisioni Kombëtar Antidoping dhe i Etikës Sportive, që është një strukturë këshillimore e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Përbërja, funksionimi, të drejtat dhe detyrat e këtij Komisioni përcaktohen me urdhër të Ministrit të Turizmit,Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Komisioni Kombëtar Antidoping i rekomandon Ministrit të Turizmit,Kulturës, Rinisë dhe Sporteve marrjen e masave të parashikuara ndaj personave, që përdorin ose nxisin përdorimin e dopingut.
Federatat shqiptare të sportit pranojnë autoritetin e Komisionit Kombëtar Antidoping për kontrollin e sportistëve, anëtarë të tyre dhe dënimin e përdoruesve të dopingut. Ky detyrim përcaktohet në statutin e federatës.
Komisioni Kombëtar Antidoping dhe të gjitha organizatat sportive janë të detyruara të respektojnë antidopingun, të përcaktuar në dispozitat e Konventës Europiane Antidoping të vitit 1989, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.9242, datë 17.6.2004
Për të shkarkuar Rregulloren e Komisionit Kombetar Antidoping, klikoni në linket e mëposhtëm:
Për të shkarkuar Rregulloren e Organizimit të Komisionit Kombetar Anti Doping, klikoni në linket e mëposhtëm: