mtkrs_logo_al

Kabineti

Kabineti përbëhet nga Drejtori i Kabinetit, tre Këshilltarët dhe dy sekretaret.
Kabineti i Ministrit është strukturë politike që varet direkt nga Ministri dhe emërohet prej Tij.
Kabineti ndihmon Ministrin në realizimin e misionit të tij, nëpërmjet  lidhjeve me Drejtoritë e M.T.K.R.S.
Kabineti i Ministrit koordinon marrëdhëniet mes M.T.K.R.S-së dhe strukturave më të larta të shtetit, organizon kontaktet zyrtare dhe ndërkombëtare të Ministrit me institucionet të tjera, brenda dhe jashtë vendit, përcakton axhendën e Ministrit, përgatit me porosi të Ministrit materiale dhe dokumentacionin për informim për Ministrin ose për firmë tek Ministri.

Drejtori i Kabinetit

Koordinon veprimtarinë e Ministrit si drejtues kryesor i MTKRS me atë të drejtuesve të drejtorive në MTKRS.
Kontrollon punën dhe koordinon veprimtarinë e gjithë stafit të kabinetit.
Përgatit axhendën e Ministrit dhe plotësimin e detyrave që rrjedhin prej saj.
Përgatit mbledhjet e strukturave që varen në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga Ministri.
Jep mendime për të gjithë korrenspondencën që i adresohet Ministrit.
Koordinon dhe kontrollon përgatitjen e materialeve me shkrim për veprimtari të ndryshme në të cilat merr pjesë Ministri dhe ku Ai do të mbajë një fjalim.
Plotëson në kohë gjithë detyrat që i ngarkohen nga Ministri.
Drejton përgatitjen dhe përpunimin e njoftimeve dhe materialeve që i parashtrohen Ministrit për në qeveri apo në organe te tjera.
Evidenton dhe ndjek korrespondencën e Ministrit.
Ndjek zbatimin e urdhërave dhe porosive të Ministrit.
Kontrollon praktikat shkresore të përgatitura për t’u nisur nga Ministri (sheh dhe vlerëson cilësinë e përgatitjes, shoqërimin me të gjithë praktikën mbi të cilin është hartuar materiali, si dhe kundërfirmat përkatëse) dhe kur i vlerëson të rregullta, ia paraqet për firmë Ministrit, në të kundërt, i kthen për plotësimet e nevojshme.

Këshilltarët

Puna e këshilltarëve konceptohet në grup, për lehtësi komunikimi sipas përcaktimit që bën drejtori i kabinetit.

Zedhenesi i Shtypit.

Ben pasqyren e perditeshme te shtypit per Ministrin, Zv. Ministrin dhe Kabinetin. Ben propagandimin, marrjen ose dhenien e informacionit organeve te shtypit apo mjeteve te komunikimit masiv per veprimtarine e Ministrise. Ndihmon ne shkrimet e artikujve te ndryshem dhe pergjigjet neper gazeta apo organe te tjera te masmedias. Pergatit konferencat e shtypit, takime ose intervista me gazetaret e ndryshem me titullaret e Ministrise. Pergatit materiale per publikim ne faqen e internetit te ministrise. Bashkrendon me organet e medias dhe te shtypit per te pasqyruar veprimtarine e Ministrise. Pergatit informacionin javor e periodik per veprimtarite e rendesishme te Ministrise, mbi bazen e grumbullimit te informacioneve te njepasnjeshme nga drejtorite per publikim ne medja. Mban lidhje me Zyren e Shtypit e te Informacionit prane Keshillit te Ministrave

Sekretarja e Ministrit ( Zevendesministrit)

Ndihmon ne pergatitjen e materialeve per titullarin. Mban evidencen e porosive qe merr prej tij per punonjesit e aparatit dhe ndjek perfundimin e dhenies se pergjigjes.
Merr korespodencen dhe materialet e tjera qe  vijne ne adrese te  titullarit apo te ministrise, ndersa ato me karakter sekret personal i’a jep titularit drejteperderejt pa i hapur ato.
Pret personat qe kerkojne takim me titullarin.
Koordinon takimet e planifikuara per Ministrin me punonjesit e Ministrise ose person jashte saj.
Merr e jep porosite dhe informacion me telefon brenda Ministrise dhe jashte saj.
Evidenton problemet dhe detyrat kyesore te dala nga dosja e shqyrtuar nga Ministri dhe i dergon ne zyren e protokollit per shperndarje.
Asiston dhe  mban procesverbalet ne mbledhjet e ndryshme, duke nenvizuar konkluzionet dhe detyrat qe dalin nga keto mbledhje
Merr letrat qe i drejtohen titullarit dhe ndjek zgjidhjen e tyre.
Kujdeset per pajisjet dhe orendite e kabinetit ( zyrave ) dhe i merr ne dorezim ato.

 

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al