mtkrs_logo_al

Institucione dhe Agjenci varësie

Biblioteka Kombëtare Biblioteka Kombëtare është institucioni bibliotekar kryesor i vendit dhe njëherësh qendër studimore shkencore. E themeluar që në 10 dhjetor 1920 dhe e përuruar më 1922, ajo është biblioteka kryesore e vendit tonë. Me rastin e 80-vjetorit të krijimit të saj, Presidenti i Republikës i dha titullin e lartë "Nderi i kombit" lexo te plote
Muzeu Historik Kombëtar Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun me dhe midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare lexo te plote
Zyra e Administrimit dhe Koordinimit e Parkut Arkeologjik Apolonia Zyra e Administrimit dhe Koordinimit e Parkut Arkeologjik (ZAKPA) APOLONIA ka si mision realizimin dhe monitorimin e te gjitha misioneve te kerkimit shkencor, restaurimit, konservimit si dhe programet e zhvillimit dhe edukative te miratuara per t'u zbatuar ne territorin e Parkut Arkeologjik te Apolonise lexo te plote
Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA) ka si objekt të veprimtarisë mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të autorëve dhe të të drejtave të tjera, të lidhura me të, nga subjektet, persona fizikë/juridikë, privatë a publikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike, shkencore lexo te plote
Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit Misioni i AQSHF është ruajtja dhe përhapja e kulturës filmike. AQSHF bën mbledhjen, ruajtjen, mirëmbajtjen, përpunimin shkencor arkivor të filmit dhe të çdo materiali tjetër shoqërues që lidhet me të, bën kërkime në fushën e kinematografisë, botime, administrim dhe shfrytëzim të këtyre materialeve arkivore filmike si dokumente artistike, historike dhe me vlera të vecanta lexo te plote
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ka si objekt të veprimtarisë së saj administrimin e gërmimeve arkeologjike të shpëtimit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë; mbrojtjen dhe studimin e gjetjeve arkeologjike që dalin gjatë punimeve bujqësore, të ndërtimit, veprave inxhinierike ose konstruksioneve ndërtimore dhe marrjen e masave për shpëtimin e këtyre vlerave lexo te plote
Agjencia Kombëtare e Turizmit Misioni kryesor i AKT është promovimi i vendit tonë si destinacion turistik në Europë dhe me gjerë. Në funksion të këtij roli A.K.T. organizon dhe kryen një sërë veprimtarisht promocionale lexo te plote
Zyrat e Shërbimit Turistik Zyra e Shërbimit Turistik, ka si objekt të veprimtarisë së saj dhënien e informacionit me qëllim turistik turistëve vendas dhe të huaj, për vendet turistike më të frekuentuara, shërbimet që ofrohen në këto vende, destinacionet e reja turistike si dhe çdo informacion tjetër që ka të bëjë me turizmin. Ky informacion mund të jepet direkt tek turisti nëpërmjet punonjësve të saj si në qendër dhe në qarqe, nëpërmjet faqes së internetit por edhe nëpërmjet shpërndarjes së broshurave lexo te plote
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit është nderi dhe lavdia e sheshit, sic është tok me të Biblioteka Kombëtare lexo te plote
Teatri Kombëtar Teatri Kombëtar ka një histori gjashtëdhjetë e pesë vjecare me një repertor prej 500 premierash nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare duke nisur që nga korifejtë e antikitetit për të vijuar me autorë si Shekspir, Molier, Çehov, Breht, Ibsen, e deri te më bashkëkohorët si A. Miller, E. De Filippo, T. Dorts, E. Albee e shumë e shumë të tjerë lexo te plote
Galeria Kombëtare e Arteve Galeria Kombëtare e Arteve (GKA) është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ajo funksionon në mbështetje të Ligjit për Muzetë dhe Ligjit për Trashëgiminë Kulturore Kombëtare të Republikës së Shqipërisë lexo te plote


 

Lista e plotë e Institucioneve dhe Agjencive në varësi të MTKRS, klikoni këtu

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al