mtkrs_logo_al

Hapet për herë të parë Qendra Kombëtare Antidoping dhe e Mjekësisë Sportive

slide_im_qendra-e-mjekesise-sportive

U inagurua me mbështetjen e Shtetit Shqiptar dhe Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Kordinim(TIKA), Qendra Kombëtare Antidoping dhe e Mjekësisë Sportive, për herë të parë në këto 80 vjet veprimtari sportive në Shqipëri.

Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumçi, Ministri i Shëndetësisë, Z. Petrit Vasili, Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë.

Ministri Bumçi tha në fjalën e tij përshendetëse se “Kjo është një ditë e veçantë, shumë e rëndësishme. Me këtë investim ne kryejmë hapat drejt plotësimit të plotë të fizionimisë të agjencisë së shërbimit të sportit. Falë edhe ndihmës së TIKA-s, ne sot kompletojmë qendrën e mjekësisë sportive me gjithë komponentët e saj. Siç e patë edhe nga pamjet, ndryshimi me atë çfarë ishte më parë mund të them se është i pakrahasueshëm. Në fakt është hera e parë që në Shqipëri ka një qendër të mirëfilltë të mjekësisë sportive. Me këtë investim Shqipëria ka plotësuar edhe kërkesat e Wada-s, teksa është hapur edhe njësia antidoping që është pranë kësaj qendre. Investimet në këtë agjensi do të vazhdojnë me qëllimin final që kjo të kthehet në qendër olimpike shqiptare. Përfitoj nga rasti të falënderoj edhe TIKA-n ku bashkëpunimi ynë me këtë agjensi është i shumëanshëm, jo vetëm në fushën e sporteve, por edhe të trashëgimisë”, përfundoi fjalën e tij  ministri.

Znj. Klodiana Shala, Drejtore e Agjensisë së Shërbimit të Sportit ndër të tjera tha se në këtë qendër do të punojnë specialistët më të mirë të mjekësisë sportive në vendin tonë. Qendra e Mjekësisë Sportive dhe Kontrollit Antidoping do ti shërbejë sportit elitar në veçanti dhe gjithë ekipeve kombëtare të çdo lloj sporti në përgjithësi.

Kjo Qendër u bë e mundur falë investimit prej 36 milionë lekësh të Qeverisë Shqiptare për rikonstruksionin e godinës si dhe  mbështetjes që dha TIKA, prej 40 mijë eurosh për aparatura mjekësore bashkëkohore.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al