mtkrs_logo_al 

Ftesë për pjesëmarrje në projektin “Artist in Rezidence”

Drejtuar Artistëve Të Rinj,

Në kuadër të programit dypalësh 2012-2015, nënshkruar midis Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve së Shqipërisë dhe Ministrisë Federale për Edukim, Art dhe Kulturë në Austri, Ju përcjellim ftesën për pjesëmarrje në projektin “ Artist in Rezidence” pranë Schloss Laudon, në Vjenë për periudhën Korrik-Shtator 2012.

Ky projekt konsiston në zhvillimin e një stazhi 3-mujor për artistë të rinj deri në moshën 35 vjeç, për të gjitha gjinitë e artit (si: pikturë, fotografi, artet grafike, art konceptual, skulpturë, dizajn, letërsi dhe muzikë), të cilët do të atashohen edhe pranë institucioneve më të rëndësishme të Artit dhe Kulturës në Austri.

Të gjitha shpenzimet e akomodimit, qëndrimit, shpenzimeve të materialeve të ndryshme si dhe vizitave në galeritë dhe muzetë më të rëndësishme do të mbulohen nga pala pritëse.

Pas dorëzimit të dokumentacionit, pranë MTKRS,  do të përzgjidhë 3 kandidaturat të cilët do t’i paraqiten autoriteteve analoge për vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatit fitues. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 25 qershor 2012.

Dokumentacioni i kërkuar:
• Curriculum vitae
• Dokumente te punëve artistike
• Certifikata trajnimesh apo pjesëmarrjesh të ndryshme.
• Adresa dhe numër kontakti i aplikuesit

Dokumentacioni duhet të paraqitet në postë në adresën:
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Drejtoria e Artit
Rr. Kavajës, Nr. 4, Tiranë/Shqipëri

* Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të njoftojë edhe fituesin.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al