mtkrs_logo_al

Edicioni “Çmimet Kombëtare të Gazetarisë Kulturore Teodor Keko 2010”, fjalimi përshëndetës i Ministrit Z. Xhaferaj

Te nderuar gazetarë, shkrimtarë, artistë, miq të të paharruarit Teodor Keko,

Kjo sallë e cila ka përjetuar ngjarje, ceremoni dhe emocione të natyrave të ndryshme, rrallë herë ka qenë e kredhur nën një atmosferë të tillë, ku më i pranishëm se kushdo në këtë sallë është vet ai, Teodor Keko.  Ky aktivitet mbart si vello zyrtare cmimet kombetare te gazetarise kulturore “Teodor Keko” por, po percillet natyrshëm pa menduar kurrë për largimin e tij, duke pasur deshirë ta kemi gjithmonë aty në këndin e tij të përjetshëm të shkrimtarit, kolegut dhe mikut të përhershëm të gazetarëve dhe politikanëve.
 
Dori, gjithmonë do të mbahet mend prej të gjithëve atyre që e njohën ose që patën rastin ta takojnë qoftë edhe njëherë të vetme në jetën e tyre, për talentin, humorin e hollë dhe shpirtin rebel, tipare që e shoqëruan përgjatë gjithë jetës.

Edicioni “Çmimet Kombëtare të Gazetarisë Kulturore Teodor Keko 2010”,  organizohet për herë të parë dhe siç ndodh pergjithësisht, fillimet janë gjithmonë të vështira. Por është pikërisht, profili i krijuesit dhe publicistit Teodor Keko, motivi që i jep vlerë këtij rrugëtimi të saponisur.  Kam besim se me kontributin e çdo gazetari si edhe me vlerësimet e jurisë së ngritur për të dhënë trofetë e fituesve, ky çmim do të përpiqet të qendroje në lartësinë e emrit që e përfaqëson.

Megjithëse koha kalon dhe e shkuara lë pas gjurmët e saj të cilido nga ne, mendoj se  ishte pikërisht Teodor Keko, njeriu që investoi gjatë gjithe jetës se tij për të besuar në idenë, që në realitetin e sotëm ndihet se ka mbetur në hije, për të besuar pra në idenë se; për të patur një mik, së pari, duhet të jesh një mik.

Ju faleminderit  

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al