mtkrs_logo_al

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështëse

Misioni

Misioni i kësaj drejtorie është ndjekja e politikës së zhvillimit dhe ristrukturimit të institucionit, në zbatim të legjislacionit përkatës për të gjitha problemet e menaxhimit që lidhen me fushat e veprimtarisë së institucionit si: të legjislacionit, marrëdhënieve me jashtë dhe integrimit, koordinimit të ndihmës së huaj, menaxhimit të buxhetit, financës, punësimit, të shërbimeve të përgjithshme, teknologjisë së informacionit dhe marrëdhënieve me publikun.

Nga kjo drejtori varen: Drejtoria e Hartimit dhe Përafrimit të Legjislacionit dhe Shërbimeve Juridike, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme, Drejtoria e Menaxhimit të Buxhetit dhe Investimeve, Drejtoria e Integrimit Evropian dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun si dhe Drejtoria e Auditit.

Detyrat

Te siguroje mbeshtetje per aktivitetet e ministrise, duke ofruar sherbime profesionale dhe duke siguruar infrastrukturen fizike, nepermjet menaxhimit te burimeve njerezore e financiare, asistences ne vendosjen dhe zbatimin e nje baze te pershtatshme ligjore nepermjet sherbimeve juridike, si dhe krijimin e nje infrastrukture fizike duke perfshire sherbimet e IT dhe marrëdhënieve me publikun. Menaxhon dhe koordinon punen me drejtorite ne Ministri dhe institucionet vartese per pergatitjen dhe dhenien e  informacionit te interesuarve brenda afateve ligjore me transparence te plote per procedurat e sherbimeve publike, në kuadër të transparencës. Drejton punën e Drejtorisë së Përgjithshme për realizimin e detyrave në funksion të misionit të drejtorisë. Drejton, kontrollon dhe organizon punën me të gjitha strukturat në varësi të kësaj drejtorie.

Drejtoritë në varësi:

Drejtoria e Hartimit dhe Përafrimit të Legjislacionit dhe Shërbimeve Juridike

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

Drejtoria e Integrimit Evropian dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj

Drejtoria e Menaxhimit të Buxhetit dhe Investimeve

Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al