mtkrs_logo_al

Burimet e Turizmit Natyror të Rrethit të Beratit

Shtrihet kyesisht në pjesën jugore të vendit , i shtrirë gjatë luginës së Osumit. Ai ka një sipërfaqe prej 1802 km 2. Nga pikepëmja natyrore atraksionet kryesore të këtij qarku është lugina e lumit Osum me ngushtimet dhe zjgerimet e tij të shumta. Në jug të qytetit të Corovodës gjenden kanoinet e famshme të Osumit. Gjatësia e tyre arrin deri në 15 km . Ato kanë një gjerësi prej 10 deri 20 metrash ndërsa në sektorë të veçantë ngushtohet deri në 3 metra.

Lartësia e ketytre kanioneve arrin deri në 50 metra. Mjaft i bukur është kanoini i Gradecit i cili gjendet pranë shpellës së Pirrogoshit ( shpella më e madhe e gjithë Shqipërisë) . Kanioni i Gradecit ka një gjatësi prej 4 km dhe arrin të ngushtohet deri në 1,5 metra. Në këtë zonë ujrat e lumit të Osumit janë mjaft të përshtashme për ushtrimin e sporteve ujore si ato të kajakeve dhe të rafting.  Krahas tyre ushtohet peshkimi si dhe banjat e diellit dhe të ujit në plazhin e Varishtes.

Në këtë zonë , pranë fshati Radesh në një lartësi prej 450 metrash gjendet shpella e Pirogoshit e cila është më e madhja në vend. Ajo ka një gjatës prej 1,5 km dhe krahas formave të shumta karstike është e populluar nga kolonitë e lakuriqëve të natës.

Objekt mjaft i bukur natyror është mali i Tomorrit 2.416 metra i lartë ( ndër majt më të larta të vendit) Ai gjendet 30 – 40 km larg nga qyteti muze i Berat. Tomorri ka statusin e një parku kombëtar me një sip prej 4.000 ha. Veçanërisht shpati perëndimor i tik është i pyllëzuar. Në kuotën 1.200 metra mbi nivelin e detit gjendet Tyrbja e Kulmakut , e njohut për pelegrinazhin e sektit bektashij.  Zonë tjetër atraktive natyrore është edhe Bogova me ujrat e ftohtë.

Arrat në Novaj Gjenden në fshatin me të njejtin emër të komunës Bogovë Ato janë shumë, por në to dallohen dy drurë arre më të vjetër dhe më të mëdhenj: lexo te plote
Lisi i Baba Fetahut Ndodhet midis fshatrave Gostënckë – Grëmsh, rreth 820 m mbi nivelin e detit lexo te plote
Kanioni i Osumit Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur "Koloradoja e Shqipërisë". lexo te plote

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al