mtkrs_logo_al

Burimet e Turizmit Natyror në Rrethin e Shkodrës

Qarku i Shkodrës shtrihet në pjesën veri –perëndimore të Republikës së Shqipërisë. Ai zë një sipëfaqe prej 3.562 km 2. Veçoria kryesore e këtij qarku është prezenca në territorin e tij të Alpeve Perëndimire Shqiptare, ku ndodhen pikat e njohura turistike malore të Razmës, Thethit, Vermoshit etj. Këto pika janë të njohura për aplikimin e llojeve të ndryshme të turizmit malore si ngjitjeve alpinistike, trekingut, peshkimit malor ,eksplorimit te shpellave, sporteve dimërore sidomos në razëm (pikë e cila nuk  bllokohet nga Dëbora).  Në këtë zonë gjendet parku Kombetar i Thethit me një sipërfaqe prej  3.300 hektarësh. 

Objekt natyror shume i rëndësishëm , pjesë e këtij qarku është liqeni i Shkodrës, i cili përbën liqenin më të madh të krejt Gadishullit ballkanik. Ai zë një sip prej 360 km, nga të cilat afro 149 km 2 gjenden në territorin Shqiptar. Liqeni i Shkodrës është një eko – sitem i rëndësishëm natyror për folezimin e Shpendeve ujore .Këtu janë rregjistruar 281 lloje shpendësh , ndërsa në ujrat e liqenit jetojnë 45 lloje shpeciesh.  Këtu gjenden pikat turistike të Shirokës dhe Zogajt.

Në pjesën jug – perëndimore të qarkut gjendet plazhi ranor i Velipojës , i njohur për cilësine e lartë të rërës dhe i frekuentuar nga një munër gjithnjë ie në rritje i turistëve si vendes ashtu edhe nga kosova.

Pranë plazhit të Velipojës gjenden ekositeme të tjera natyrore si lagune a Vilunit dhe ishilli i vogël aluvional i Franc – Jozefit i cili gjendet në grykë derdhjen e lumit Buna.

Ujëvara e Thethit Ndodhet në afërsi të fshatit Theth, komuna Shalë e rrethit të Shkodrës, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit lexo te plote
Gështenja e Kokdodit Gjënden në lartësinë 981 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kokdodë, komuna Iballë e rrethit të Pukës lexo te plote

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al