Shqipëria me vlerat e saj të trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet një muze tërheqës dhe i hapur për të gjithë. E gjendur mes dy qytetërimeve antike, atij grek dhe romak, ajo trashëgon një thesar të vyer të pasurive kulturore, pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Kjo trashëgimi e pasur, gjendet ngado, në parqet e qendrat arkeologjike, në parqe natyrore, në galeritë e artit, në arkivat fotografikë e filmikë, në kalatë dhe kështjellat, në monumente fetare dhe banesat popullore, në kalldrëmet e rrugicat e ngurta, si edhe në të gjitha muzetë e saj.
Ajo është e vyer në cilësi dhe sasi, është e njohur jashtë vendit, e adhuruar nga vizitorët që duan të shikojnë kryeveprat e kulturës dhe artit, për tu njohur me dëshmitë e parahistorisë, periudhës klasike, paraqytetare ilire, periudhës ilire, për tu njohur me dëshmitë materiale të gërshetimit të kulturës ilire me atë greke dhe romake.
Vec muzeve të njohur Shqipëria ka edhe shumë koleksione të rafinuara, jo të zakonshme, që befasojnë këdo dhe që shtrihen në cdo fushë, nga natyra tek arti, nga zejet tek etnologjia, nga arkaikja tek fetarja, nga materialja tek shpirtërorja.