
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumçi gjatë analizës vjetore theksoi se ligji për turizmin, investimet në trashëgiminë kulturore, festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë si dhe mbështetja e sportistëve për Lojrave Olimpike janë ndër objektivat kryesore të MTKRS, për vitin 2012-të.
Veprimtaria dhe arritjet e realizuara gjatë vitit 2011
1. NË FUSHËN E TURIZMIT
• Gjate vitit 2011 Shqipëria eshte vleresuar nga Guida turistike ndërkombëtare LONELY PLANET në listën e 10 vendeve më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2011. Klasifikimi i 10 vendeve është bazuar në potencialet turistike, nivelin e argëtimit, koston e pushimeve, mikpritjen etj.
• Gjatë vitit 2011, Shqipëria ka marrë pjesë në 9 panaire ndërkombëtare turistike, krahasuar me 6 në vitin 2010.
• Për vitin 2011 kanë hyrë gjithsej 4 milion e 1 mijë vizitorë të ndarë në :
a. 2 milion e 734 mijë vizitorë jorezidëntë me nënshtetësi të huaj
b. 1 milion e 267 mijë vizitorë jorezidentë me nënshtetësi shqiptare
c. Numri i vizitorëve me nënshtëtësi të huaj është rritur 18.7% ,në krahasim me një vit më parë ose kanë hyrë më shumë se 430 751 vizitorë në krahasim me 2010.
d. Numri i vizitorëve në parqet arkeologjike gjate vitit 2011 është 372 926.
• Ka filluar nga zbatimi projekti i finacnuar nga UNDP për realizimin e një Studimi Fizibiliteti për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm ne zonën Durrës Plepa –Përroi i Agait (shkembi i Kavajes).
• Në kuadër të projektit “Promovimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mjedisit në rajonin e Kukësit “ implementuar nga UNDP janë realizuar ndërhyrje për rehabilitimin e infrastrukturës turistike në rrethin e Kukësit, eshte hapur Zyra e informacionit turistik dhe jane vendosur sinjalistika turistike, eshte ndertuar kampingu në Valbonë etj.
• Nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit ekonomik më Turqinë
• Marrëveshjet në fushën e turizmit me Kinën, në kulturë dhe turizëm me Katarin, me Vatikanin, me Rusinë,
2. NË FUSHËN E TRASHËGIMISË KULTURORE
• Është realizuar rikonstruksioni i rrugës pedonale në Shkodër me një investim prej 30 mln lekë
• Është realizuar blerja e një godine të re për Fototekën Marubi në rrugën pedonale, një nga atraksionet e qytetit të Shkodrës me akses të konsiderueshëm nga publiku dhe vizitorët.
• Ka përfunduar faza 1 e projektit “Zhvillim i qëndrueshëm dhe integral i qendrave të trashëgimisë historike” me financim i Komisionit Evropian, Programi CARDS 2006 me vlerën 3,148,262 Euro ku janë përfshirë rehabilitimi i Siteve historike: Kalaja e Tiranës rikonstruksion i rrugës Murat Toptani, Kalaja e Krujës dhe Kalaja e Himarës.
• Kanë nisur zbatimi i fazës së dytë i këtij projekti (Programi IPA 2009) me vlerën 3,148,262 Euro me rehabilitimin e Siteve historike të Shkodrës Rruga "Kardinal Koliqi", Elbasanit Rruga “ Egnatia", të Korçës "Pazari i Vjetër , të Beratit, Kalaja.
• U rihap pas 20 vjetësh Muzeu Arkeologjik Apoloni me financim të UNDP-UNESCO.
• Është ngritur e pavioni muzeor i genocidit komunist përmes një financimi nga buxheti i shtetit në vlerën 5.2 milion lekë në Muzeun Historik Kombëtar.
• Jane Miratuar projektet per rijetezimin e kalase se Lezhes dhe te Ndroqit te cilat do te mbeshteten dhe zbatohen plotesisht nga sipermarrje private.
• Është hartuar Plani Kombëtar i Veprimit për luftën kudër trafikimit të veprave të artit (dokumenti është në fazën e miratimit në Këshillin e Ministrave)
• Është hartuar për herë të parë nga një grup pune kartela shkencore tip për trashëgiminë shpirtërore dhe janë përcaktuar zërat e ndryshëm të regjistrimit për të gjitha zhanret
3. NË FUSHËN E ARTIT DHE KULTURËS
A. ARTI
• Është krijuar dhe funksionon institucioni qëndror publik i Teatrit Kombëtar të Komedisë.
• Është përmirësar infrastruktura e institucioneve të artit dhe kultures, si rikonstruksioni i plote i Teatrit të Kukullave dhe rikonstruksioni i pjesshëm i Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar.
• Në kuadër të veprimtarive kulturore dhe përkujtimore MTKRS ka mbështetur dhe promovuar një sërë aktivitetesh nga të cilat më të spikaturat janë:
- At Gjergj Fishta – në 140 vjetorin e lindjes
- Marie Kraja – në 100 vjetorin e lindjes
- Migjeni –– në 100 vjetorin e lindjes arti
• Fondi Publim per te Rinjte:
- Fondi Publik i të Rinjve në TKOBAP” – Muzikë, Balet dhe Ansambël Popullor (40 artistë të rinj të angazhuar përgjatë gjithë vitit në produksionet e TKOBAP me vlerën prej 7.500.000 lekë )
- “Festivali Teatror i të Rinjve” – Teatër (mbi 60 artistëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit debutuan krijimet e tyre në skenën e TK, përgjatë vitit 2011 me vlerën prej 3.963.000 lekë )
- Fondi për Aktorët e Rinj të Teatrit Kombëtar për Fëmijë me vlerën 3.390.000 lekë
- Fondi për Artistët e rinj në artin pamor - 6 artistë të rinj të atashuar pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në cilësinë e kuratorëve dhe koordinatorëve të aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare më të rëndësishme vjetore ( 1.008.00 lekë)
• Në fund të vitit 2011 në kuadër të çeljes së veprimtarive festive për 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 2011- 28 nëntor 2012) janë shpallur dy konkurse :
- konkursi me karakter kombëtar ( për realizimin e logos me temën e Pavarësisë së Shqipërisë e cila do të shoqërojë të gjithë komunikimet zyrtare ) dhe
- konkursi me karakter ndërkombëtar ( për realizimin e Monumentit të Pavarësisë e cila do të vendoset në një nga hapësirat publike të qytetit të Tiranës më 28 nëntor 2012)
• Me nënshkrimin më datë 20 dhjetor 2011 te Memorandumit teMirëkuptimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Komisionit Evropian për programin për kulturën të BE-së , “Kultura 2007-2013”, të gjitha institucionet kulturore shqiptare do të mund të aksesojnë fonde të BE-së në fushën e artit, kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore.
B. LIBRIT DHE BIBLIOTEKAVE
a. Mbështetje për Botimet :
• Në kuadër të dënimeve të krimeve të komunizmit, gjatë vitit 2011 u financua botimi i veprës studimore “Masakra e Tivarit” e autorit Uran Butka, veprës “Rrugët e ferrit të çarë”, të autorit Visar Zhiti, si edhe u realizua promovimi i librit “Gjysëm shekulli genocid në Shqipëri” të studiuesit Tomor Aliko.
• Mbështetje financiare për pjesëmarrjen e një grupi shkrimtarësh dhe botuesish shqiptarë në “Panairin e Ndërkombëtar të Librit Lejpzig 2011”, i konsideruar si panairi më i madh në botë për shkrimtarët.
4. FUSHA E RINISË DHE SPORTEVE
a. Sporti
• MTKRS ka mbështetur aktivitetet kualifikuese për Lojërat Olimpike Londër 2012 dhe deri tani është siguruar pjesëmarrja me ekipin olimpik me te madh ndonjëherë me rreth 14 kandidatura.
• Është përsosur më tej infrastruktura sportive në disa objekte sportive si në stadiumin e Korçës në shumën prej 1 200 000 Euro; Pallatin e Sportit në Bajram Curri (në shumë në prej 90 000 000 Lekë); dhe Stadiumi i Beratit (në shumën prej 50 000 000 Lëkë) .
• Ne Shqiperi janë zhvilluar disa aktivitete sportive të kuadrit botëror si:
- Kampionati Botëror i Vrapimit Malor, ku morën pjesë 550 sportistë nga 5 kontinentet e Botës,
- Kampionati Botëror i Mundjes për Veteranë me pjesëmarrjen e 400 sportistë nga 24 vende të botës,
o Finalja e Kampionatit Botëror të Shahut për Femra, Nëntor 2011
• Për here të parë në Shqipëri me një investim 100 % te MTKRS u hap “Qendra Kombetare e Kontrollit Mjekesor dhe Antidoping, në perputhje te plote dhe bashkepunim me WADA.
• Gjate ketij viti, paraqitja në aktivitetet sportive ndërkombëtare te sportisteve shqiptare, është bërë më dinjitoze duke marrë 2 medalje ari, 6 argjëndi dhe 5 bronxi, në sporte si mundje, peshëngritje , judo.
OBJEKTIVAT PËR VITIN 2012
5. NË FUSHËN E TURIZMIT
Në fushën legjislative
• Miratimi i ligjit të ri “Për turizmin” dhe përgatitja e akteve nënligjore në zbatim të tij. Ligji parashikohet të nxisë, lehtësojë e orjentojë :
- investimet private në këtë sektor,
- instrumentat per planifikimin e zhvillimit te turizmit
- forcimin e partneritetit me sektorin privat,
• Do te fillojme hartimin e planit kombetar per zhvillimin e turizmit si dhe percaktimin e zonave me perparesi per zhvillimin e turizmit duke krijuar kushte me te sigurta per zhvillimet private ne kete sektor si dhe duke rritur vleren e prones publike dhe private.
• Ne bashkepunim me qeverisjen vendore do te identifikoje dhe promovoje itinerare te reja turistike te cilat do te shfrytezojne burime turistike deri tani te fjetura.
6. NË FUSHËN E TRASHËGIMISË KULTURORE
Muzete
• Kemi nevoje te rrisim ndjeshem numrin e muzeve ne Shqiperi per dy qellime:
- Per qellime edukative si tempuj te historise dhe kujteses kombetare
- Si burime te rendesishme turistike qe gjenerojne te ardhura dhe rrisin kohen e qendrimit te turisteve ne zone.
Gjate ketij viti ne qender te vemendjes do te jene:
• Perfundimi i rikonstruksionit te Muzeut Arkeologjik të Durrësit
• Muzeut të Pavarësisë në Vlorë;
• Muzeun e Genocidit Komunist ne Shkoder
• Hapjen e Pavionit Etnografik ne Muzeun Historik Kombetar
• Muzeun Arkeologjik te Elbasanit
• Ne partneritet me sektorin privat: Mgritja e Muzeut etnografik te Durresit
• Nisma private: Ngritja e Muzeut ne Kalane e Gjirokastres, Muzeu ne tunelin e Porto Palermos
• Ministria po negocion per mundesine e sjelljes se pikturave te piktorit te njohur Lin Delia ne Shqipëri.
Trashegimia Shpirterore
• Do te fuqizohet Qendra e Veprimtarive Folklorike dhe Ansambli Popullor
• Do te krijojme nje kalendar aktivitetesh dhe festash tradicionale ne bashkpunim me qeverisjen vendore.
Rijetezimi i Monumenteve te Kultures
• Do te shpallim publikisht nje liste me monumente kulture dhe do te nise procesi i rijetezimit te ketyre objekteve nepermjet perfshirjes se sektorit privat, ne shembullin e nismave qe jane marre ne kalate e Lezhes dhe te Ndroqit.
• Arsyet e kesaj nisnme jane:
• Rritja e nivelit te mbrojtjes te monumenteve duke terhequr fonde private
• Kthimin e ketyre monumenteve ne destinacione turistike duke gjeneruar te ardhurave per komunitetet ku ndodhen.
• Përmirësimi i gjendjes së kalave dhe qendrave historike të Shkodrës Rruga "Kardinal Koliqi", Elbasanit Rruga “ Egnatia", të Korçës "Pazari i Vjetër , të Beratit, Kalaja. përmes (Programi IPA 2009) me vlerën 3,148,262 Euro
7. NË FUSHËN E ARTIT DHE KULTURËS
• Ngritja dhe funksionimi i Qëndres Kombëtare te Artit dhe Kulturës si dhe konsolidimi i Cirkut Kombëtar si nje institucion Qendror i Artit
Kremtimi i 100 vjetorit te Pavaresise
• Organizimi i veprimtarive festive në kuadër të vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Duke paraqitur nje kalendarit të pasur te aktiviteteve të MTKRS në bashkërendim me te gjitha Institucionet Publike të Artit si dhe operatorë të tjerë që zhvillojnë veprimtarinë në fushën e artit, kulturës në vend si dhe jashtë saj;
• Ne qender te ketyre aktiviteteve do te jete krijimtaria kombetare.
8. NË FUSHËN E LIBRIT DHE BIBLIOTEKAVE
• Aktivitete qe mbeshtesin rrjetin e bibliotekave dhe qe afrojne shkrimtarin me lexuesin. Ne qender te ve,endjes do te jete lexuesi dhe shkrimtari.
• Mbeshtetja e revistave te specializuara ne fushen e kultures duke pasur parasysh mungesen qe ekziston ne kete drejtim.
• Përmirësimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor në fushën e librit dhe bibliotekave, i cili do të konsistojnë në futjen e shërbimit të ISSN pranë Bibliotekës Kombëtare.
9. FUSHA E RINISË DHE SPORTEVE
a. Sporti
• Mbështetja e Sporteve Olimpike me synim përfaqësimin e ekipeve kombëtare në aktivitete kualifikuese dhe ne Lojrat Olimpike Londer 2012.
• Mbeshtetja e veprimtarive nderkombetare ne vendin tone :
• Mbështetja e Kampionatit Botëror të Aeronautikës i cili do të zhvillohet gjatë muajit maj në Shqipëri;
• Mbështetja e Kongresit Europian të Alpinizmit i cili do të zhvillohet gjatë muajit Tetor 2012 në Llogara;
• Mbështeteja e eleminatoreve të Kampionatit Europain të Basketbollit Meshkuj gjatë muajit Korrik –Shtator 2012;
• Mbështetja e eleminatoreve të Kampionatit Europain të volejbollit Meshkuj, gjatë muajit Maj 2012;
Klikoni në linkun e mëposhtëm për shkarkimin në format pdf: