mtkrs_logo_al

2011 sjell Kampionatin Botërorë të Vrapit Malor

9 Gusht 2010

slide_image_ministri-bruno-

Sot më 09.08.2010 ora 12.00 Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit priti në zyrën e tij Presidentin e Federatës Botërore të Atletikës Bruno Gozzelino pas vizitës së tij të mëparëshme në qershor.

Një falenderim i vecantë i shkon Sergey Bubka, për iniciativën e mirë ku bëri të mundur realizimin dhe planifikimin e kampionatit botërorë të vrapit malor që do të realizohet më 11 shtator të vitit 2011.

Momentalisht, kanë ardhur në shqipëri një grup teknikësh për të studiuar terrenin shqiptarë.

Ajo që ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e kësaj gare është fokusimi me 90 % i turizmit shqiptarë ku gara do të ndiqet me helikopter gjatë gjithë kohës ku do të jenë 60-70 vende anëtare dhe publiku do të jetë shumë i gjërë. Në këtë sport që do të ndiqet nga e gjithë bota shihet qartë që Shqipëria po integrohet më së miri në Federatat Botërore.

Siguria e këtij aktiviteti vjen nga mbështëtetja e Kryeministrit ku u shpreh pozitivisht. Gjithashtu, Federata Botërore duke parë integrimin e shtetit shqiptarë në fushën e sportit mori vendimin që Shqipëria të ketë shancin për të zhvilluar Kampionatin Botërorë për tu promovuar njëkohësisht në të gjitha vlerat kulturore dhe turistike, kjo në një aktivitet të vetëm.

Më 5 shtator të këtij viti në slloveni zhvillohet kongresi i radhës ku kalon dhe buxheti për zhvillimin e Kampionatit në Shqipëri.
Ministri Xhaferaj e vlerësoi shumë iniciativën që ka ndërmarë Federata Kombëtare e Atletikës për zhvillimin e këtij kampionati në Shqipëri ku shprehu njëkohësisht mbështetjen e tij.
Mendohet që gara do të zhvillohet në liqenin artificial të tiranës pasi I përmbush kushtet e lartësisë si dhe sheshi kryesorë I takimeve do të jetë ai.

Ky sport i vetëm do të jetë një promovim i qartë i kulturës, dhe turizmit shqiptar.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al