Manastiri i Shën Marisë së Apolonisë ndodhet në një kodër mbi fshatin Pojan. Për interesin që paraqet ky monument është përmendur nga vizitoërt e huaj krahas rrrënojave të Apollonisë. Brenda rrethimit ndodhen konakët, që në gjendjen e sotme, janë pothuajse plotësosht të rindërtuar gjatë shekullit të kaluar, trapezaria tre apsidëshe dhe kisha.
Kisha e shën Marisë është një kishë byzantine, mesatare për nga madhësia, e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Ndryshe nga kishat e tjera byzantine në Shqipëri, që janë të tipit provincial, ky monument dallohet nga to, sepse ka një hapësirë ndërmjet apsidës dhe krahut lindor të kryqit, shenjë kjo e një ndikimi të qartë nga kryeqyteti. Kishë përbëhet nga ekzonarteksi, narteksi, naosi dhe ambient i altarit. Pranë kishës në anën veriore është një paraklis i vogël që sipas gojëdhënës i atribohet Shën Mitrit.
Në literaturën shkencore janë shprehur mendime të ndryshme në lidhje me datimin e monumentit. Autorët janë shprehur duke u nisur nga datimi i afreskeve të ekzonarteksit dhe interpretimi i mbishkrimeve me datë që ruhen të plota apo të pjeshem nëmuret e kishës. A meksi mendon se viti 1250 është një terminus ante quem për ndërtimin e kishës. Th Popa është i mendimit se kasha duhet të jetë ndërtuar apo rindërtuar ndërmjet viteve 1264-1282, kohë në të cilën bashkësunduan dy perandorë Mihali VIII Paleologu dhe Androniku II Paleologu.